Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, duke shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.  Rreshjet intensive të shiut që vijojnë ende pa ndërprerje, kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje, ku njerëzit vështirësht mund të qarkullojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Kthesa e Gjykatës”,“Stadiumi i Vjetër”, “Çelepias”, Tregu Industrial” etj,ku uji që ka vërshuar në rrugë. Shiu nuk ka kursyer as Tregun Industrial dhe Stadiumin e Vjetër të qytetit,që prej disa orësh janë në ujë ashtu si dhe shumë lagje të qytetit,ku është e pamundur të hysh në këmbë pa çizme.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta,të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugët e  qytetit dhe në çdo lagje.

Reshjet e shiut por edhe prurjet e mëdha nga përrenjtë kanë sjellë edhe rritjen e prurjeve të lumit Osum, kuotat e të cilit sa vijnë dhe rriten. Sipas raportimeve,në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit të bashkisë,të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb