Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, për shkak të reshjeve të shiut, Emergjencat Civile kanë dhënë një informacion zyrtar mbi situatën në Qarkun e Korçës.

Mësohet se nga shirat e rëna gjatë natës nuk ka patur probleme.

SITUATA
Në fushën e Maliqit situata është normale, në lumin e Devollit janë rritur prurjet po pa krijuar probleme.
Ne akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Ne hyrje te fshatit Psar te bashkisë Kolonjë rrezikohet nga gërryerjet e ujit njëra këmbë e urës, nga bashkia Kolonje e Sekt Rrugore, ARRSh, po punohet për shmangien e këtij rreziku.
Ne fshatin Barmash një sipërfaqe toke bujqësore rreth 1.5 ha eshte nen uje.
Gjithashtu problem është krijuar ne nje kabine elektrike ne qytetin e Pogradecit ku nga ana e OSHEE u morën masa të shpejta për riparimin e defektit.
Ka patur rrëshqitje të gurëve në një rrugë rurale në fshatin Memelisht të NJ. A. Udenisht, Bashkia Pogradec, nga strukturat pergjegjese te Bashkise u punua per pastrimin e gureve dhe venien ne gadishmeri te kesaj rruge
Aktualisht rreshjet e shiut jane nderprere! Ne ndjekje te situates!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb