Ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet në të gjithë vendin, në dy hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdon prodhimi i energjisë elektrike pa ndërprerje.

Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës.

PËRDITËSIM I SITUATËS

? Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

✅ Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht (9:00) paraqitet si më poshtë:

Fierza 282.71 m

Koman 172.82m

Vau i Dejës 75.02 m

? Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.

? Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: