Moti i keq ka shkaktuar disa problematika dhe përmbytje edhe në qarkun e Elbasanit, fatmirësisht të vogla. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ka treguar se më e rënduar situata u paraqit pranë fshatit Muriqn ku argjinatura e vjetër u dëmtuar pjesërisht.

Nga ana tjetër ai thekson se institucionet janë në gatishmëri dhe se investimet e bëra vitet e fundit në pritat lumore na nxorrën sot faqebardhë.

“Shtabet e Emergjencave Civile në Bashki dhe Prefekturë janë në gatishmëri dhe po marrin masa për një ndërhyrje urgjente në këtë argjinaturë.
Por fatmirësisht investimet e bëra vitet e fundit në pritat lumore na nxorrën sot faqebardhë, pasi e gjithë zona Muriqan-Bujqës-Jagodinë do të ishte nën ujë, nëse këto ndërhyrje s’do të ishin bërë dy vite më parë”, është shprehur Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: