Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se qarku i Gjirokastrës ka mbetur në errësirë gjatë situatës së reshjeve në vend, gjë që e konsideroi si pasojë të braktisjes së qëllimshme nga shteti.

Postimi i plotë:

Qarku i Gjirokastres!

Erresira, pasoje e braktisjes se qellimshme te tij nga Shteti!

Per ta boshatisur ate nga ata banore fisnike!

I njejti problem, qe perseritet me te filluar shirat e pare e vazhdon per muaj te tere.

I njejti qendrim i Pushtetit lokal e institucioneve sheteterore qendrore:

Nuk bejne agje per te permiresuar gjendjen!

Vetem fjale, genjeshtra e premtime gjate veres per dimrin qe do te vije.

E me tej vazhdohet me nje “fotokopje “ te vitit te mepareshem.

Erresire, erresire, erresire.

Duke filluar nga ish komunat e Permetit, Kelcyres, Memaliajt, Tepelenes…

Per te vazhduar me gjysmen e Qytetit te Gjirokastres, Lazaratit, ish Komunat nga Ura e Lumit e deri ne Tepelene…

Pjesa e madhe e Bashkise Libohoves, Dropullit e keshtu me radhe.

Pra kudo erresire.

Erresire e frike per banoret, edhe nga rreziku, qe i kercenon shume ura te amortizuara krejtesisht ne Qark.

Per te mos folur ketu me tej per permbytjet e hapesirave te mbjellura e demet e medha financiare te pa kompnesuara ne ato.

Sepse keshtu eshte katandisuar aty i gjithe sistemi ujor per bujqesine:

Ne vere thatesire ne dimer permbytje.

Dhe askush nuk leviz, asnje permiresim prej reth 10 vitesh Rilindje ne pushtet.

Vetem dicka tragjike leviz:

Keta banore plot vlera e histori, qe jane te detyruar vecse te braktisin me dhimbje ate Qark per te mbijetuar.

Sic duket ky eshte edhe qellimi final i Rames e kesaj Qeverie:

Te perzere shqiptaret masivisht

E me tej te sundoje qofte edhe mbi nje milion si skllever.

Po perseritet e njejta strategji perverse e Esat Pashes!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: