Kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahia tha se grupe e punës janë në terren dhe se janë marrë masat e nevojshme për situatat që mund të krijohen.

Postimi i plotë:

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.
Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.
Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb