Tre shkolla janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një postimi në facebook.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme, ishte mbledhur ujë në oborret e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm, në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër..” shkruan Shahini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb