Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për restaurimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë i cili i është akorduar firmës “Salillari” dhe që do të kushtojë 4.5 milionë euro. Vasili duke ironizuar qeverinë tha se “Ali Pasha e ka ndërtuar shumë keq Kalanë” dhe se tani do ia tregojë Salillari Ali PAshës se si ndërtohet kalaja me 4.5 milionë euro.

Hajdutet e Rames, demaskojne Ali Pashen, qe ndertoi “shume keq” Kalane!
Marshallah, plot 4.5 milione euro Salillarit per Kalane e Tepelenes, qe te ” ndreqen” gabimet e Ali Pashes!
Pas 200 e kusur vjetesh Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbuloi ” gabimet e renda te Ali Pashes qe e ka ndertuar “shume keq” Kalane.
Megjithese kane kaluar 200 vjet dhe Kalaja e Tepelenes ka pare luftra pa fund e termete dhe eshte ne kembe, FSHZH – se nuk ja hedh dot Ali Pasha.
FSHZH-ja ka qene vete…200 vjet me pare ka pare edhe cilesine e dobet te materialeve edhe nxitimin ne ndertim??
Ja cfare broçkullash idiote shkruan FSHZH:
“Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave”.
Tani ja tregon Salillari Ali Pashes se si ndertohet Kalaja me 4.5 milione euro.
FSHZH ka “eksperience” si gjithe qeveria me tendera me 99% te cmimit te rrugeve, qe shqyhen brenda vitit.
Aferim qeveria e hajduteve se edhe Ali Pashen nuk e late rehat vetem e vetem per te grire parate e shqiptareve”, shkroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb