Në Milano do të hapet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram. Restoranti do inaugurohet të enjten më 11 tetor.

Dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, në restorantin e ri do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetin social më popullor.

”Ne duam që klientët të luajnë me ne dhe të ndjehen pjesë e projektit tonë”, – thanë vëllezërit.

Sistemi është shumë i thjeshtë. Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram duke bërë tag restorantin. Pastaj në varësi të numrit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram, ndryshon mënyra se si do të paguani.

Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur.

Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10 000 – 50 000 mijë deri në katër pjata, 50 000-100 000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 100 mijë ndjekës do të porosisin gjithçka falas.

Qëllimi i dy sipërmarrësve nuk është vetëm të tërheqë sa më shumë klientë, por edhe që ata të cilët kanë më pak ndjekës, për shembull një mijë, mund të hanë falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb