Akademiku Artan Fuga në një lidhje live për News24 ka analizuar retorikën e ashpër që ka filluar në këtë fushatë elektorale.

Fuga thotë se gjuha e ashpër dhe e dhunshme që po përdorin palët, është shqetëusese në dy aspekte.
Sipas tij, kjo lloj retorike ngushton pjesëmarrjen e elektoratit duke nxitur vetëm militantët, dhe e dyta është paralajmëruese e dhunës fizike pas 25 prillit.

Nga ana tjetër Fuga nuk ka frikë se deri më 25 prill mund të ndodhë gjë, pasi palëve u intereson të tërheqin elektoratin drejt kutive të votimit, ndërsa thekson se në Shqipëri tashmë ka hyrë një brez i ri, shumë larg ashpërsisë maskiliste, i cili ka frymë më tolerante.

”Arsyeja që mua më ka shtyrë të shkruaj këtë postim, dhe këtë tekst që ju përmendni, është se kjo nuk është thjesht çështje retorike, por ka dy ndikime të mëdha mbi veprimt e aktorëve politikë, dhe dy pasoja të rëndësishme përtej retorikës.
E para ndikon në pjesëmarrjen e elektoratit në fushatë dhe votime. E dyta, ka një rrezik që mund ta shohim më vonë, që mund të jetë paralajmëruese e një dhune fizike pas 25 prillit.
Unë i qëndroj kësaj që thatë, që gjuha e ashpër dhe gjuha e dhunshme, ajo që quhet dhuna verbale e ngushton pjesëmarrjen e elektoratit në votime.

Për tre arsye,

E para sepse elektorati në vend të vijë me gjithë hapësirën që krijon arsyeja, dhe me një gjykim të ftohtë mbi shkqet e votës që do japë në krah, apo atë krah, për këtë arsye, apo atë arsye, arsyeja në fushatë ruhet dhe del në pah pasioni, dhe ftohet një elektorat.

E dyta, ka të bëjë me atë që përqëndrimi i fushatës në një sherr do thoshim ne në shqip, mes personash dhe një thyerje personale të ndërsjelltë, edhe kjo sjell një rrudhje të pjesëmarrjes sepse pjesa intelektuale, tekniciene, studiuesit, personalitetet publike nuk e gjejnë veten këtu. Kjo pjesëmarrje aktive bie. Pra ka rrudhje cilësore.

E treta, qytetari i thjeshtë thotë që të dy palët përdorin këtë gjuhë, nuk i hyn kush e filloi, kush e mbaroi, por mendon që politika nga dy anët është njësoj. Dhe më pas tërhiqet.
Gjuha është si reklama në marketing, e kanë studiuar nëpër botë. E kanë studiuar dhe eksperimentuar, si reklama dhe gjuha e dhunës është barrierë në treg. Kush bën më shumë reklamë pengon të tjerët të futen në treg, kurse gjuha e dhunës pengon qytetarët të hyjnë në aktivitet dhe së paku të marrë pjesë në votime. Nuk e shtyn votuesin, por nxit militantët që motivohen me këtë mënyrë.

Tradita shqiptare nuk konsideron më të fortë atë që përdor gjuhën si të thuash më të dhunshme edhe që rrëshket drejt sharjeve dhe fyerjeve personale. Kjo është rrënjosur në tarditë dhe kulturë. Dihet që në Kuvend dhe Oda, ai që përdor këtë gjuhë konsiderohet që është gjithsesi jo më i fortë, jo më i duhuri.
E dyta, mendoj që në shoqërinë shqiptare ka hyrë një brez i ri, mos them edhe të mesëm, 40-45 e më shumë. Jemi 30 vjet pas 1991, ka hyrë me një logjikë që mund të konsiderohet shumë më tolerante, shumë më larg asaj që është ashpërsia maskiliste e një Shqipërie të 40 apo 50 vjetëve më parë. Lidhet me urbanizimin, me median perëndimore. Këtë komunikim jo të influencuesve.

Gjithkush që fyhet dhe shahet, fiton elektorat. Ka veprime për viktimizim. Është e vërtetuar që mbajtja e një qëndrimi viktimizues fiton vota .Nuk kam frikë deri në 25, sepse deri në 25 duan të shkojnë qetësisht të gjitha palët në votime. Aq më shumë. Frika, ndrojtja, është në tre pikëpyetje pas 25 prillit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb