Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 e ka quajtuar retorikën e Ramës për sipërmarrjet private si një retorikë komuniste antibiznes pasi nuk i ka dhënë asnjë cent.

Bozdo thotë se Shqipëria është rasti i vetëm në botë që për sipërmarrjet private nuk ka dhënë asnjë cent, madje nga garancia sovrane mund të kenë përfituar 1 apo 2 kompani.

Ai thotë se PD i ka shpalosur qartë propozimet ku të jepet likuiditet për kompanitë private që mos pushojnë punonjës dhe jo të paguhen paga për të papunë. Më tej Bozdo tha se nuk mund të hapet ekonomia pa e ditur në çfarë faze jemi por që Rama po shkon drejt një axhende politike pasi e ka pasur mendimin që kjo mos zgjaste më shumë se 6-7 javë dhe mos futë dorën në xhep.

 

”Pavarësisht se kemi një garanci sovrane, praktikisht kemi një procedurë të re dhe gjithë problemi i biznesit është se sot e ka të pamundur të marrë garancinë sovrane, që është e vetmja që i ndihmon.
Shifrat tregojnë se nga garancia sovrane, disbursimet janë zero. Mund të kenë përfituar jo më shumë se një ose dy kompani.
Shqipëria hyn në rekordin më negativ në javën e 6-të me zero para të dhëna për biznesin. Nuk ka asnjë plan për të dalë nga kjo krizë. Nuk kemi paketa të veçanta pasi janë 340 mijë të punësuar. Ushqimet i duam në tryezat tona, por nuk ka paketë. Ministri i Bujqësisë e ka deklaruar por sektori agrobujqësor është në vështirësi. Nuk ka likuiditet, eksportuesit janë dëmtuar rëndë dhe në atë sektor po pllakos kriza.
Do jemi problematikë në vitin që vjen për të mbjellat dhe prodhimet bujqësore. Kjo qeveria ka dhënë zero para për biznesin. I ka vështirësuar aq shumë gjërat që mos kenë akses në kapital. Rasti i vetëm në botë që në javën e 7-të pandemia të kalojë pa asnjë cent të dhënë nga qeveria, e turpshme dhe kriminale.
Jo i ndershëm, por jo i befasishëm në 3 javët e fundit kemi ndeshur një retorikë antibiznes nga kryeministri, zv.kryeministri, madje Rama përmendi të pasurit që të shesin jahtet dhe makinat. Zv. kryeministri i bën presion mos pushojnë nga puna punonjës dhe pse e lejon Kodi i Punës.
Një ish- ministër foli jo për lekë që shkojnë tek klubi i kryeministrit por për rroga të sektorit publik. Sot kryeministri nuk del e kërkon falje për burokracinë që kanë hasur bizneset. Qeveria ka refuzuar mijëra biznese, si është e mundur që në 5 javët e fundit kemi një retorikë antibiznes dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndryshe ekonomia do të shkojë në drejtim negativ.
Në këtë situatë z.Basha apo ekspertë ekonomie, ne do të bënim 2 gjëra, ndihmë e menjëhershme jo pas javës së 6-të.
Do preferonim dhe mundësonim që këtë ndihmë mos ja çonim atyre që humbin punën por kompanive që të mbanin vendet e punës.
Sot kemi paga papunësia. Janë dispurbuar 38 milionë euro gjithsej, një pikë në ujë. Kosova ka sot 6 mijë vende më shumë pune se çfarë kishte para pandemisë.
Më lejoni t’ju kujtoj ministrin gjerman Schutz, i cili tha se asnjë vend pune apo biznes nuk do të humbasë prej likuiditeti. Por sot në Shqipëri i japin çfarë i japin biznesit, nëse nuk bën siç them unë do të vendosim e gjoba dhe është një retorikë antibiznes gati gati komuniste.
Kryeministri ka vendosur mos japë lekë në kohë pandemia dhe do ta nxjerrë pandeminë. Sot ishin 2 vatra të reja, në Durrës dhe Elbasan. Serbia teston 100 herë më shumë se Shqipëria dhe ne kemi probleme me testimet, ne jemi në terr informativ sa i përket kësaj. Ne nuk e dimë në çfarë faze jemi. Qeveria nuk pati asnjë lloj plani profesional për trajtimin e pandemisë. Nëse nuk e dimë në çfarë jemi atëhere si mund të hapet ekonomia. Rama e ka ndarë mendjen që kjo të zgjasë 6-7 javë dhe nuk do të fusë dorën në xhep dhe më pas të thotë që është i pari në botë duke manipuluar shifrat.
Për ekonominë priten ditë të vështira. Nëse kryeministri nuk vjen me paketë reale atëhere do të jetë vështirë. Qeveritë e BE mbajnë 100% apo 80- 90% të interesave të garancisë sovrane.”- tha Eno Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb