Marco Reus me t’u kthyer nga dëmtimi i gjatë ka dhënë menjëherë impaktin në fushë te Borussia Dortmund-it. Duke parë aftësitë e lojtarit si dhe dëshirën e gjermanit sot mes palëve është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.

Ky lajm i jep fund edhe thashethemeve që e shihnin 27-vjeçarin larg vardhezinjve, ku duhet theksuar se të interesuara kanë qenë gjithmonë skuadra ‘big’ të Europës.

“Reus është një lojtar i rëndësishëm që na nevojitet për të arritur objektivat tanë. Është guri i themelit për skuadrën tonë”, tha Zorc, drejtori i Borussia-s pas rinovimit të Reus.

“Nga 2012 jam pjesë e Borussia Dortmund. Jam krenar që do të vazhdoj me këtë klub. Dortmund është shtëpia ime, klubi im. Që kur isha fëmijë ëndërroja të vishja fanellën verdhezi”, deklaroi Marco Reus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb