FRANCË-Pas sulmit në Nice ku mbetën të vdekur të paktën 80 persona Përkrahësit e Shtetit Islamik kanë shprehur gëzimin e tyre në rrjetet sociale.

‘Numri i të vrarëve i të pafeve dhe të krishterëve francezë ka arritur në 62… Allahu është i madh, Allahu është i madh”- thuhet në një postim në Twitter nga një militant i ISIS, raporton Reuters.

Ndërkohë  burime nga policia kanë thënë për agjencinë e lajmeve AFP se personi i dyshuar që drejtonte kamionin që u fut n turmën e njerëzve duke i shtypur është një 30 vjeçar francezo-tunizian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: