Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të vaksinave të prodhuara nga AstraZeneca, pas vdekjes së dy burrave në Siçili, të cilët, siç theksojnë mediat, kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Autoriteti italian, “Aifa”, konfirmoi se po ndalonte përdorimin e dozave të prodhuara nga AstraZeneca, pasi sipas tyre, edhe pas injektimit, ka rezultuar të ketë një shkallë vdekshmërie.

Reuters, duke iu referuar një burimi, thotë se autoritetet shëndetësore u mobilizuan pas vdekjes së 43-vjeçarit Stefanno Paterno, një oficer i marinës dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar.

Këta persona, e kishin marrë dozat e nevojshme të vaksinës së AstraZeneca. Paterno ndërroi jetë të martën, një ditë pasi mori dozën e vaksinës.

Mediat thanë se ai ndërroi jetë nga një sulm në zemër, ndërsa Villa, ndërroi jetë në fundjavë, 12 ditë pasi u vaksinua. Së fundmi dhe Tajlanda ka shtyrë shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca, pasi dyshojnë se vaksina shkakton mpiksje të gjakut, megjithatë ende nuk ka prova konkrete për këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb