Reuters ka pasqyruar sot protestën e opozitës dhe incidentin e rëndë që ndodhi me sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Reuters
Reuters

Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia.

Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

Edhe Ansa.it i ka dhënë hapësirë incidentit. Media italiane shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb