TIRANË

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeministri Edi Rama komentoi protestat e zhvilluar prej ditësh në kryeqytet, pas vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë. Rama sulmoi sërish analistët e opinionistët në ekrane, që sikundër u shpreh janë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje për 1001 arsyet e tyre sa të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë.

“Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata të cilët ashtuquhen analistë apo opinionistë që shfaqen në ekrane apo shprehin opionionet nëpër portale, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje për 1001 arsyet e tyre sa të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë. Abuzimi me të miturit, dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthimin e një zemërate popullore, revoltë gjeniune, si shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave do të thotë që vërtet duhet të ndjehemi të alarmuar. Jo unë si kryeministër. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, kryeministrat shkojnë e vijnë, po në fund të ditës askush nuk lind kryeministër, e askush nuk vdes i tillë.

Para e pas se të jesh kryeministër, je qytetar i këtij vendi, je prind, je edhe pasues i të tjerëve, që kanë qenë para teje si banorë të këtij vendi. Është përtej skandalozes është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, më pëlqen mua apo jo, jam apo s’jam dakord të kenë të gjithë angazhimin e tyre kundër qeverisë, po të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni latent që kanë kohë që e nxisin është rënie në një nivel, që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalë të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të pronës publike. C’problem ka se po thyejnë e djegin, kjo s është problem, përkundrazi pak po bëjnë. Kjo është fundi! Nuk e kam gjetur as tek filozofët e teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat ‘denbabaden’ të Francës të nxjerrin një fjalë për ta amnistuar dhunën.

Cfarë janë këta, kush është shqetësimi sot i imi, meqë më pyetët dhe po flas i zhveshur nga pozicioni. Është si mund të arrihet deri këtu. ‘Boco Haram’ është një organizatë famë keqe që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit. Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri? Ata fëmijë nuk janë të vëtëdijshmë për atë që bëjnë, nuk janë të motivuar nga politika në qeniene e tyre. Ata janë të abuzuar, janë të përdorur si mish për top. Si mundem unë të them që ata minorenë, që vandalizuan selinë e PS në Shkodër janë fajtorë. Ata s’janë as fajtorë as të vetëdijshëm. Janë fëmijë nga familje që kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë dhe ata që e teorizojnë nëpër televizorë, debate komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal, moralisht kriminal.

Si mundet, cfarë i thonë këta të rinjve të shqipërisë, cfarë i thonë popullit: Dilni e bëni kështu se kjo është rruga për të përmbysur regjimin? Cilin regjim? Mund të ketë 1001 arsye për t’u kontestuar, po bëhet me protestë paqësore dhe me votë. Kthehuni pak në histori. Cilat protesta kanë funksionuar? Protestat e dhunshme apo paqësore? Po të ishte sikundër teorizohen, do ishin të gjithë studentët e gjimnazistët, si me armët kimike. Nuk kanë djegur asnjë fije bari, nuk kanë qëlluar asnjë guralec, kanë dalë në protestë dhe e kanë kthyer pas një nismë që pa ata mund të kishte shkuar në drejtim tjetër. Pse? Sepse kjo qeveri mund të ketë shumë të meta, por nuk është shurdhe dhe e pavëmendshme ndaj protestës. E njëjta gjë me studentët. Vetëdija ime dhe qasja jonë është të jemi të vëmendshëm të dëgjojmë të reflektojmë dhe qeveria nuk është e fortë kur thotë kam të drejtë, por kur bën gjënë e drejtë.” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb