TIRANË

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka folur sot në parlament për protestën tek Unaza e Re kundër prishjes së banesave e bizneseve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Rama tha se opozita po udhëheq protestën më të turpshme në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Rama deklaroi se banorët nuk do të marrin dëmshpërblim nëse nuk kanë tituj pronësie.

Ai e nisi me projektbuxhetin që diskutohet sot në parlament duke folur për bojkotin e opozitës. “Opozita mungon jo vetëm fizikisht por mungon dhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin sa për të larë gojën të paktën, asnjë amendament i dërguar në kuvend sa për të larë duart të paktën. Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit mbrapsht të zonjës Tabaku një herë në muaj e cila e di dhe vetë se nuk di çfarë flet kur lexon tekstet kadrioteske të partisë, kontributi ka qenë meritë e Kadri Vasilit. S’kemi ç’bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë as dhe kur diskutohet buxheti në Kuvend. Ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme të vendit, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se nuk ka bërë kurrë vaki një protestë e tillë që kur nisi epoka e prishjeve masive në parkun Rinia në Tiranë. “Buxheti i ri, 440 dollarë për beben e parë, 800 për beben e dytë, 1200 për të tretin e më tej. 1600 për binjakët dhe 2400 dollarë për trenjakë.
Totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion të nënës e familjes. Një politikë e re sociale, shumë vite pas bonusit të bebes, vetëm 5 mijë lekë të reja që u vendos nga bashkia e Tiranës që kur s’mbahet mend dhe mbeti si detyrim por rëndom i paplotësuar. Në 2014 shlyem 5 mln dollarë borxhe të pashlyera nga qeverisja e mëparshme. Kjo është një politikë e re që merr jetë falë mundësive të reja që janë krijuar nga reformat e dhimbshme dhe rritjes së kontributeve.
A ke njeri normal dhe me një minimum morali qytetar që të thotë se këto dhjetëra miliona dollarë s’duhet t’i marrim 30 mijë familje për bebet por duhet ti marrin zaptuesit e tokave”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se abuzuesit e unazës kërkojnë mbi 30 mln $ për të liruar pronën që nuk është e tyre dhe sipas atyre që duan t’i përdorin si mish për top, ne duhet te paguajmë zaptues profesionistë që rezultojnë ta kenë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje.
“Po kujt t ja marrim rrogën Gjovalinit, nga Laçi i cili është në protestë edhe pse ka dy godina pa leje që i janë legalizuar të dyja po ashtu në Kashar si edhe Z. Ramazan me përdhunë jo vetëm që ka zënë shtratin e unazës por këndon sloganin shtëpia mbrohet me jetë. Ah.. Ramazan. 13 mln $ do shkojnë për të rritur pagat për mësuesit, por sipas protestuesve këto para duhen për të dëmshpërblyer një Agron nga Elbasan, që zbriti në Tiranë, ku ka ndërtuar dy godina pa leje në njësinë 7.
Ndërsa Pali që ka dy objekte në Paskuqan, dhe një në Kombinat e ka bllokuar bllokuar rrugën te unaza e re, sepse do që përpara se ne të rrisim pagën për ushtarakët të dëmshpërblejmë z. Pal për mundimin e madh që ka bërë, që të ndërtojë godinën e katërt pa leje të biznesit të vet. Rritja e pagave me 7% për sistemin penitenciar nuk gjen dakordësinë e Edmondit, që nuk e hap rrugën e hyrjes në Tiranë”, tha Rama.

“Kujtimi është i bindur që po nuk i dhamë lekët nuk i hap rrugë 1 mln budallenjve që hyjnë e dalin në Tiranë çdo ditë. Budallenj që kanë paguar taksa që s’kanë zaptuar asnjë tokë, këta budallenj duhet t’i japin lekët kujtimit nga Bulqiza. Bashkimi është oligarku i këtij sektori, e ka nisur biznesin në Kombinat, 4 ndërtime, për të shtunë e të diel i ka bërë edhe dy në Dajt, por ka ndjerë lodhje e tha po e bëj dhe një në Ali Dem. 100 % në dorë përndryshe jo hyrjen që nuk e hap, po dorën te pushka e ka gati. Dhe godinën e 8 bashkimi nuk e fal. Salianji e ka jetë të dytë këtë pas asaj letrës. Që ditën e parë nuk e harroj, fjalimin tim të parë, kundër fjalimi ishte ku e ke TVSH zero për imputet bujqësore. Një zotim i ribërë në 2017, por zotimet nuk janë si ndërtimet e Kujtimit e Bashkimit, zotimet nuk janë e thash e bëra, çdo kohën e vet. Sot jemi këtu e parlamenti do të bëjë TVSH zero për produktet bujqësore, dhe për herë të parë pas 28 vjetësh qeveria përcakton skemë financimi për të gjithë fermerët”, tha më tej Rama.

Ai deklaroi se nuk do ketë dëmshpërblim për zaptuesit.
“Por prit, ndaluni fermerë se duhet të dëmshpërblejmë, ata që po ti numërojmë të gjithë sot, janë më shumë se zërat e buxhetit. Ka Tiron po ka edhe shtrat të Unazës së Re. Dhe të gjithë i bashkon tufa e kadrive të opozitës po ka edhe kadrinj të paekspozuar, andi kadriu e qim kadriu. Ne të gjithë jemi indian, shkoj unë Surrel katunar Tirone jam por jam indian, ata janë amerikanë të Unazës së Re. Kush zapton triumfon do dhe dëmshpërblim 100 %. Kush do punojë, indianët pra, që amerikanët e unazës së re të mbajnë lart flamurin. Ramazan hap rrugën mos shko pas lulit ose merrjani Lulit, 13 mln i ka dhënë gjykata”, deklaroi kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb