Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan MCGonigal, i cili u vendos në akuza për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

“Një zyrtar shumë i lartë i FBI ushtron ndikimin e tij përmes parave që merr nga oligarkë. Drejtësia shqiptarë duhet të kishte nisur hetim urgjent. Janë disa para ku në një dokument përmendet një shumë 225 mijë dollarë të marrë nga Edi Rama. Përmendet me emër Rama. Duhet të ishte thirrur për të dëshmuar se çfarë lidhjesh ka. Shqipëria po kthehet në një Kolumbi të vogël. Vetë Rama është agjent influent i Rusisë në Shqipëri dhe po bën gjithçka që të zbrazet vendi, pasi duan ta mbajnë me parajsë fiskale vendin”, tha Hoxha.

Gjatë bisedës në studio ai paralajmëroi revoltë kombëtare para Kryeministrisë.

“Edhe çështja e non-grata do të hetohet. SPAK sot është kthyer në një organ të PS dhe është fatkeqësi për vendin, sot shqiptarët jetojnë në një republika ku ministrja e bën burrin investitor strategjik. Ne nuk kemi një prokurori të pavarur.

Ndër të tjera ai tha se asnjë shqiptar sot nuk e beson se qeveria nuk ka lidhje me grupet e rrezikshme kriminale, duke shtuar se siguria në vend mbetet problematike.

“Shqipëria fatkeqësisht në këto 10 vite është shkatërruar në thelb, është shkatërruar familja, arsimi. Sa bëhet një skandal nuk kalojnë dy ditë dhe bëhet skandali tjetër”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb