Një aktore nga Kosova, Besnike Arifi, shfaq pakënaqësi dhe dëshpërim ndaj shtetit të Kosovës, pasi siç thotë ajo, ka mbetur papunë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ajo thotë se bënte dy punë për të përballuar jetesën, në gastronomi dhe si aktore në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, por i humbi që të dy vendet e punës për shkak të situatës së krijuar.

Ajo shprehet se se ndihma që shteti i saj i dha – 260 euro në 7 muaj – nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Reagimi i plotë i saj

“Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:

Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.

Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.

Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.

Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.

Te dyja i humba, shkaku jush.

I vetmi ishte Teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.

Kete vend pune e humba shkaku jush.

Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.

Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.

Ju falemnderit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb