FIER- Përmes një postimi në profilin e tij të Facebook, këngëtari i njohur Elton Deda është shprehur i revoltuar për faktin se Unaza e Fierit prej vitesh zvarritet dhe nuk po përfundon duke krijuar trafik të madh.

Këngëtari thotë se Unaza e Fierit është një njollë turpi e çdo qeverie, pasi vetëm për një bypass torturohen njerëzit.

Statusi i plotë i Elton Dedës:
Unaza e Fierit! Kjo njolle turpi e çdo qeverie! Turiste e femije te pafajshem duke u dergjur makinave ne pisk te vapes. Shofere amatore qe e bejne lemsh trafikun. Vetem per nje bypass torturohen njerezit e shkrete. Perveç kesaj, ka gjithmone nje vend te sqetlla e njerit qe hipen ne ashensorin tim per ata, qe nga makinat me targa te turli vendesh, hedhin letra, kanaçe, shishe uji, pampersa dhe ishalla hidhen dhe vete ndonje dite. Pushime te mbara kampiona.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: