Lojtari i Kombëtares së Uellsit dhe njëherësh njëri nga yjet e Realit, Gareth Bale, mbrëmë zbriti në fushë në “Elbasan Arena” në miqësore kundër Shqipërisë.

Të besuarit e Christian Panuccit treguan nivel të kënaqshëm gjatë gjithë takimit duke fituar në fund në shifrat minimale 1-0, me penalltinë e fituar nga Taulant Xhaka , të cilën shkodrani Bekim Balaj e shndërroi në gol.

Ky rezultat duket se e ka mërzitur mëngjarashin e Los Blancon, ndërsa zhgënjimin e përcolli përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”.

Edhe pse u fut në fushë në fraksionin e dytë të takimit, Bale nuk arriti t’i japë një rezultat pozitiv kombëtares së tij. “Rezultat shumë zhgënjyes! Por, një falënderim i madh për të gjithë ata që udhëtuan”, shkruan uellsiani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb