Makthet e përjetuara në Madrid, ai eliminim i bujshëm në 1/8 e Champions League, kanë lënë një traumë shumë të madhe në radhët e PSG. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është mbytëse, raporti mes lojtarëve nuk është pozitiv, të ndarë në fraksione, në fushë nuk shkëlqejnë më e as nuk ngjallin frikë për rivalët.

Në këto kushte, presidenti Al-Khelaifi është i detyruar të nis një tjetër revolucion në shkallë të gjerë. Pikëpyetja e parë ka të bëjë me trajnerin e ri, emrat që qarkullojnë janë të shumë, nga Zidane te Conte etj, ndërsa në lidhje me merkaton dëshira e kryesore mbetet Paul Pogba.

Pogba
Pogba

Sipas Telefoot, Pogba ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor, pavarësisht se kush do të ulet në stol, Al-Khelaifi kërkon me çdo kusht të transferoj në Paris mesfushorin e shumëkërkuar nga tifozët. Pogba shihet si një super investim, për më tepër do të vinte falas.

Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled
Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled

Një tjetër emër i madh vjen po nga Anglia pasi në listën e dëshirave të bosit arab është edhe Romelu Lukaku. Ofensiva e PSG është e gjitha për tu riformatuar, për tu freskuar, dhe Lukaku shihet si një opsion cilësor. Belgun pritet të largohet nga Chelsea pas vetëm një viti, gjithnjë nëse blutë do të mund të operojnë në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb