Arbër Abilaliaj, Drejtori Sportiv i Partizanit, pak ditë më parë, në intervistën e tij për “News24”, i dha garanci trajnerit Veselinovic duke theksuar se lojtarët e larguar do të zëvendësohen. Brenda një dite të vetme, Partizani bëri zyrtare dy afrime me peshë, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Abilaliaj prezantoi fillimisht afrimin e Mateo Çipit, qendërmbrojtësi 20-vjeçar, kontingjent edhe i ekipet përfaqësues U-21. Të kuqtë besojnë shumë te Çipi teksa lidhën një kontratë për katër vite e gjysmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jo vetëm Çipi, Partizani bëri publike edhe arritjen e marrëveshjes  me Blessing Eleke, sulmuesin nga Nigeria. “Demat” se me afrimin e 28-vjeçarit do të përforcojë akoma më shumë repartin ofensivë. Në këtë merkato janari, të kuqtë janë kthyer në një “kantier ndërtimi” pasi nga kryeqyteti u larguan fillimisht katër titullar, Cara, Rrapaj, Hadroj, Mba, por të kuqtë kanë afruar deri në këtë pikë të merkatos katër lojtarë të tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tani “topi” i kalon Veselinovic, me trajnerin që duhet të gjejë formulën e duhur për të mbajtur ekipin në nivele të larta. Kujtojmë që Partizani ndodhet në vendin e parë, në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Dinamo dhe Vllaznia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb