Kush do ta besonte se Google mund të bëhej degë e ndokujt? Por pikërisht kjo është ajo që ndodhi. Revolucion në shtëpinë e Google.

Google njoftoi të hënën një strukturë të re operative të korporatës, duke krijuar një kompani të re, ‘Alfabet’, që do të numërojnë gjigandin e internetit (Google) si një degë.

Sundar Pichai, aktualisht një zëvendës president i lartë në krye të bizneseve të internetit, do të bëhet CEO i Google. Ndërsa Shefi Ekzekutiv i tanishëm Larry Page do të mbajë të njëjtin post në ‘Alfabet’ atë të administratorit dhe do të drejtojë kompaninë me bashkëthemeluesin Sergey Brin, i cili do të jetë presidenti.

Mountain View tha se struktura e re e korporatës ndan kërkimet në internet, YouTube dhe ndarjet e tjera të internetit nga ato të zhvillimit dhe investimeve.

“Kjo strukturë e re do të na lejojë që të mbajmë fokusin e madh mbi mundësitë e jashtëzakonshme që kemi brenda Google,” shkroi Larry Page në një blog post të hënën.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: