Në lojën e tenisit po mendohet të bëhen ndryshime, duke ulur numrin e seteve, ‘game’ dhe ‘tie-brak’. Në fakt, një ndeshje po mendohet të përfundojë pas tre seteve, një set do të ketë katër ‘game’ ndërsa ‘tie-break’ do të luhet në rezultatin 3:3. Ky ndryshim synon të arrijë më shumë momente kyçe në ndeshje dhe kështu të rriten momentet emocionuese.

Nuk do të ketë as përparësi kur rezultati në ‘game’ është (40-40) dhe se pas këtij rezultati, fituesi i pikës së ardhshme do ta fitojë setin. Gjithashtu edhe gjatë shërbimit të topit nëse ky prek rrjetën, nuk do të përsëritet shërbimi, por varet se ku do të bjerë topi, do të numërohet pikë.

Në fushë do të jetë e vendosur një orë, e cila do të llogaritë kohën prej 25 sekondave në mes të shërbimeve, periudhën e pushimit në mes të ‘game-ve’, seteve si dhe koha e lejuar për trajtime mjekësore.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: