Në ditën e 119 vjetorit të themelimit të klubit, “SportBild” zbardh merkaton e Bayern Munich. Nuk ka më asnjë dyshim, Lucas Hernadez do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Bayern ka mbyllur marrëveshjen me kampionin e Botës i cili duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të vijojë karrierën e tij në Mynih.

Lukas Hernadez
Lukas Hernadez

Bayern ka vendosur përfundimisht të paguaj klauzolën e largimit të vendosur nga Atletico Madrid. Ky pritet të jetë viti ku drejtuesit e Bayern më në fund do të hapin “thesin” për të rinovuar një ekip të “plakur” prej kohësh.

Ndryshe nga se raportojë pak ditë më parë, “SportBild” shkruan se Bayern ka gjetur akordin edhe me Timo Werner. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane ka një kontratë me Leipzig deri në vitin 2020, nëse nuk pranon rinovimin, klubi do ta nxjerrë në shitje këtë verë pasi nuk dëshirojnë ta humbasin me kosto zero.

Gnabry
Gnabry

Bayern ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Serge Gnabry, një tjetër talent i cili shihet si e ardhmja e klubit. Marrëveshja me talentin e Chelsea, Hudson-Odoi është mbyllur prej kohësh, lojtari pritet të transferohet në verë në Mynih. Dy lojtarë që janë nën vëzhgim mbetën edhe Nicolas Pepe dhe Julian Brand.

Fbl Wc 2018 Match50 Fra Arg
Fbl Wc 2018 Match50 Fra Arg

Prej kohësh Bayern ka mbyllur marrëveshjen edhe me Pavard, një tjetër kampion Bote i cili do ti bashkohet në verë. Në dalje është e sigurt largimi Robben e Rafinha ndërsa mbetet për tu vlerësuar e ardhmja e Ribery dhe Havi Martinez. Gjithnjë e më larg Bayern shihet edhe James Rodrigues, me kolumbianin i cili nuk bën më pjesë në planet e Niko Kovac.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb