Vllaznia siguroi një biletë për në Evropë vetëm në frymën e fundit, pas fitores 1-2 në transfertë përballë Bylis në javë e fundit, por kaq nuk mjafton për të konfirmuar Goce Sedloskin. Klubi shkodran me anë të një njoftimi për mediat bëri zyrtare largimin e teknikut maqedonas. Sedloski kishte një kontratë deri në fund të këtij sezoni, por palët kanë vendosur të mos e rinovojnë, pavarësisht se tekniku arriti objektivin e vendosur, për të siguruar një vend në Evropë:

Vllaznia
Vllaznia

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falënderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme, lexohet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

Brdaric
Brdaric

Shkodranët nuk po humbasin kohë teksa kanë nisur ri formatimin e ekipit për sezonin e ri. Lëvizja e parë ishte emërimi i Elvis Plorit si drejtor sportiv ndërsa këtë të martë mbyllën bashkëpunimin me Sedloskin. Në Shkodër po mendojnë rikthimin e një emri të vjetër në krye të ekipit, gjerman Thomas Brdaric.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb