Europa ishte një kusht i domosdoshëm jo vetëm për prestigjin e klubit por mbi të gjitha për të projektuar të ardhmen. Me një pjesë të mirë të titullarëve në përfundim të kontratës apo me trajnerin Shehi me një kontratë verbale, prezenca në Europë do ti jepte pak komoditet presidentit Halili për ndërtuar ekipin e ri. Dy javë përpara përfundimit të sezonit, bardheblutë praktikisht e shohin veten jashtë Europë, rrjedhimisht pa para ekstra. Të mos harrojmë edhe një tjetër detaj, ku ishte një sezon i vështirë në aspektin financiarë, ku mungesa e tifozëve kishte një kosto e madhe ndërsa u detyruar të zgjidhin edhe çështjen Cise në kohë rekord për të zhbllokuar merkaton.

1 Derbi Rruga Drejt Europes Halili Heq Dore Nga Titulli, Iu Tregoj Te Ardhmen E Seferit Dhe Shehit
1 Derbi Rruga Drejt Europes Halili Heq Dore Nga Titulli, Iu Tregoj Te Ardhmen E Seferit Dhe Shehit

Pak ditë më parë në intervistën e tij për “News24”, presidenti Halili u shpreh se puna për të ndërtuar ekipin e ri ka nisur prej kohësh. Halili dha disa sinjale të qarta, nga dëshira për të mbajtur Seferin në skuadër, por ky objektiv ndërlikohet shumë pa europën, ndërsa u shpreh i kënaqur edhe me punën e bërë nga trajneri Shehi. Pikërisht projekti i ri nis nga stoli, Halili do të vendos në fund të sezonit nëse do ti besojë sërish Shehit, apo do të shoh për opsione të tjera në treg. Pavarësisht se nuk arriti dot të përmbush objektivin e klubit, në shtëpinë e bardhebluve janë të vetëdijshëm, se Shehi ka arritur ti marrë maksimumin një grupi të limituar dhe me shumë probleme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: