Në verë pritet një revolucion i madh te Tottenham. Nga Spurs me gjasë mund të largohet trajneri Conte, pasi nuk arriti dot të rikthejë klubin te sukseset.

Jo vetëm kaq. Nga Londra mund të ketë të tjera të reja. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Harry Kane nuk është i pashitshëm, pasi Presidenti Daniel Levy i ka vendosur një çmim.

Kushdo që dëshiron të ketë në dispozicion Kane, duhet të derdhë në arkat e klubit të Tottenham një shifër prej 114 milionë euro. Shifër tejet e lartë kjo, e cila mund të bëjë Bayern Munchen të mendojë dy herë, por jo të heqë dorë.

Sulmuesi ka kaluar vite të arta te Tottenham në aspektin personal, pasi prej kohësh merr për dore skuadrën me golat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: