Eliminimi i pësuar nga Real Madrid, për më tepër në atë formë, pritet të ketë një efekt domino shumë të madh në radhët e PSG. Presidenti Al-Khelaifi nuk e ka pritur mirë këtë eliminim të radhës në Champions League, nuk është aspak i kënaqur, në një kohë kur vijon të investojë pafund vetëm e vetëm për të fituar kupën me “veshë të mëdhenj”.

Është thuajse e sigurt që në fund të sezonit do të largohet trajneri Pochettino, mund të ketë edhe ndonjë surprizë më herët, por Al-Khelaifi ia ka prerë biletën që tani. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Leonardo. Sheiku nuk është aspak i kënaqur me punën e bërë, fundja Leonardo si drejtor sportiv është përgjegjësi kryesor për këtë ecuri jo pozitive.

Psg
Psg

Sipas mediave italiane, Al-Khelaifi po vlerëson opsioni për ti dhënë duart brazilianit dhe për të afruar në Paris, Fabio Paratici, ish drejtori sportiv i Juves, aktualisht mban këtë post tek Tottenham Hotspur. Gjithashtu, operacioni “fshesa” pritet të prek edhe shumë lojtarë, i pari në listë është Sergio Ramos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb