Nuk është më një sekret, Inter është duke u përgatitur për një revolucion në fund të këtij sezoni. Nëse Luciano Spalletti largohet pas 2 sezoneve në krye të ekipit zikalter, as kjo nuk ka shume dyshime, Antonio Conte është i preferuari i parë i Marottas, një lëvizje kjo e cila ka marrë dhe bekimin e presidentit Zhang. Ish trajneri i Chelsea është favorit në raport me Murinhon, Pochettinon e Sarrin, tre emra të tjerë që janë përfolur si zëvendësues të mundshëm të Spallettit.

Antonio Conte
Antonio Conte

Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, Conte do të kërkojë një emër të madhe në mesfushë për t’iu bashkuar Nainggolan. Me skemën e tij të preferuar 3-5-2, Gazzetta është përpjekur të krijojë një ide se si mund të jetë Interi në drejtimin e tij. Në mbrojtje përveç Godin i cili është prenotuar prej kohësh nuk është e nevojshme të ketë përforcime të tjera.

Rakitic
Rakitic

Në mesfushë ndryshon diskutimi pasi përveç Nainggolan, të cilin e kërkoi me insistim edhe kur ishte në krye të Chelsea, duhet me patjetër një top-play për të formuar treshen sëbashku me Brozovic. Për ketë vend janë në garë Rakitic, Gundogan, Eriksen dhe Barrella. Në sulm, Conte nuk do të ishte kundër nëse Icardi largohet, me parat e fituara nga shitja e tij do të provojë të gjejë një tjetër bomber, Lukaku është në majën e listës së dëshira, një preferencë e hershme e Interit, alternative mbeten Dzeko e Zapata. I pashmangshëm duket largimi i Perisic, gati duket zëvendësuesi i tij, Bergwijn i PSV.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: