Milan nuk gjen qetësi me Rafa Leao-n. Si të mos mjaftojë fakti që oferta e fundit nuk bind plotësisht portugezin, admiruesit në drejtim të tij sa vijnë e shtohen. Të radhës që dalin në skenë për të siguruar shërbimet e sulmuesit janë të kuqtë e Jurgen Klopp. Liverpool e ka përfshirë Leao-n në listën e dëshirave, pjesë e revolucionit që po projektojnë në përfundim të këtij sezoni.

Leao
Leao

Nëse Leao nuk rinovon kontratën e tij brenda këtij sezoni, në verë Milan pritet ta nxjerr në shitje, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas, në një kohë kur kontrata e tij ekzistuese përfundon në 2024.

91e62078 8a4e 4cca A342 98d8bdadf5b7
91e62078 8a4e 4cca A342 98d8bdadf5b7

Sigurisht që Liverpool nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare, për këtë arsye dëshirojnë të përfshijnë në negociata Luis Diaz, për të ulur koston e këtij transferimi të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb