Shpesh kemi dëgjuar e lexuar për makina elektrike që qarkullojnë nëpër rrugët e globit. Por ishte nje kenaqesi sot ne mengjes kur duke pire kafen e zakonshme ne bllok, mu shfaq perpara një Golf 7, 100% elektrik, i branduar me logon e Credins Bank.

Pjesë e politikave të përgjegjësisë sociale dhe tregues për përkujdesjen për ambjentin dhe komunitetin në të cilin operon, Credins ka nisur të përdori makinat elekrike në kryeqytet duke bërë edhe një hap më pranë inovacionit dhe dixhitalizimit fale sistemeve inteligjente me të cilat ato operojnë por mbi te gjitha duke ulur ndikimin negative mbi ambientin. Është interesante të zbulosh se makinat elekrike kanë 200 vite që qarkullojnë, por sot ato janë kryefjala e së ardhmes. Sipas The Guardian, sot në Evropë ka më shumë se një milion makina elektrike, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40% në gjysmën e parë të vitit. Europa goditi me shifrat më të larta të momentit, gati një vit pas Kinës, e cila ka një treg shumë më të madh të makinave. Ndërmjet janarit dhe qershorit, rreth 195,000 makina plug-in janë shitur në të gjithë BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, një rritje prej 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por si funksionon karikimi i makinave elektrike?
Procesi i karikimit është i thjeshtë dhe kryhet në 3 mënyra të ndryshme. Me prizë të thjeshtë shtëpie (ku makina karikohet përgjatë gjithë natës) me karikues të fuqizuar, ku makina karikohet për 8 orë dhe me karikues të shpejtë ku makina karikohet në rreth 37 minuta. Autonomia e makinave elektrike është përmirësuar ndjeshëm (kujtojnë Volkswagen Golf-in e ri) i cili ofron 300 kilometra përpara se t’i drejtohet prizës së karikimit.

Një studim në zonën EU tregon se makinat elektrike, gjatë ciklit të jetës lëshojnë mesatarisht, 55% me pak CO2 në ambjent dhe ky tregues mendohet të shkojë drejt përmirësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: