Sezoni 2018-2019 do të sjellë risi të mëdha për Serinë A. Përveçse në “Champions” nuk do të jenë më 3 por ka 4 skuadra, diçka tjetër është se duke filluar nga 2018 do të ndërrojë i gjithë orari për ndeshjet e kampionatit.

Dashamirësit e kësaj lige duhet t’i thonë lamtumirë ndeshjeve të dielës në orën 15:00, teksa do të mirëpresin atë që quhet “kalendari i çrregullt”. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja italiane “Repubblica”, ndeshjet e Seria A do të jenë të shpërndara në katër ditë, nga e premtja në të hënë.

Ky ndryshim bëhet për faktin që tifozët të kenë mundësinë për t’i parë të gjitha takimet si dhe për t’i dhënë më shumë vëmendje kampionatit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: