Juventus fiton shumë të majme parash edhe pa shënuar transferimi më i bujshëm siç është Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave italiane, në harkun kohor prej 60 ditësh, skuadra e “Zonjës së Vjetër” ka thyer rekorde shitjesh, ku sipas përllogaritjeve, rezulton se shitjet e bluzës së Cristiano Ronaldos, kanë patur një fluks sa i gjithë viti i kaluar në total.

Ajo që vihet re, është fakti se Cristiano Ronaldo ka shkaktuar një bum kërkesash tek konsumatorët, të cilët duan të kenë patjetër një bluzë të fituesit të 5 herë “Topave të Artë”.

Sipas “Tuttosport”, ajo që vihet re tek kërkesat, është fakti se janë shtuar numri i fëmijëve, që kërkojnë  për të marrë një bluzë të Ronaldos. Pas italianëve, bum kërkesash ka patur edhe nga qytetet e tjera të Austrisë.

Shitjet on-line të fanellave të Ronaldos në Bashkimin Evropian u rritën me 145.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb