Armando Cungu nuk përdori fjalë të ndërmjetme në intervistën e tij pas sfidës kundër Partizanit, u tregua i drejtë për drejtë duke ia faturuar humbjen sulmit dhe mungesës së finalizimit. Për teknikun shkodran kjo situatë është e pa tolerueshme e cila po ndikon shumë në rezultatin final. Në fakt përpara sfidës, Cungu nuk ishte i shqetësuar për varësinë nga Rexhinaldo, shifrat flasin në favor të sulmuesit nga Mozambiku.

Nga 8 golat që Kukësi ka shënuar këtë sezon, 5 prej tyre mbajnë firmën e Rexhinaldos. “Tripletë” kundër Tiranës, dhe 2 gola trepikësh kundër Luftëtarit dhe Teutës. Cungu jo vetëm që nuk ishte i shqetësuar por ishte i bindur që Rexhinaldo do të bëjë një sezon edhe më të mirë se sa i fundit me Laçin dhe pse jo mund të shpallet dhe golashënuesi më i mirë. Mjaftuan dy ndeshje, dy sfida përballë dy rivalëve dirket, që situata të përmbyset shumë shpejt.Rexhilando nuk arriti të linte gjurmë në këto dy takime, dhe përfundimi tashmë dihet, dy humbje radhazi.

Kjo bëri që trajneri i Kukësit të shfaqet i shqetësuar duke kritikuar publikisht sulmuesit, Rexhinaldon në rastin konkret, pasi ai është sulmuesi i vetëm, kritikat këto publike të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga sulmuesi afrikan i cili në një interviste për “Panorama Sport” ka thumbuar trajneri Cungun. Sipas Rexhinaldos ai ka luajtur i dëmtuar në dy takimet kundër Skënderbeut dhe Partizanit dhe nuk i pëlqen aspak fakti që trajneri ka zgjedhur këtë mënyrë duke u ankuar në intervistat e tij për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb