Që te Kukësi kishte një çëshje “Rexhinaldo” që në javët e fundit të gjysmës së parë të sezonit, kjo gjë ishte kuptuar. Por vetë drejutesit e Kukësit, trajneri Cungu e madje dhe lojtarë të ndryshëm shpeshherë janë përpjekur ta kamuflojnë këtë situatë të sulmuesit kryesor të tyre.

Por sot, në pra të ndeshjes Kukësi-Laçi e vlefshme për fazën e 19-të të superligës, mozambikasi nuk është fare i pranishëm. Sulmuesi nuk është as në formacionin titullar dhe as në stolin e rezervave, teksa drejtuesit e klubit verilindor nuk duan që të japin shpjegime për këtë situatë.

Rexhinaldo ka humbur vendin e titullarit në ekip pas ardhjes së Vasil Shkurtajt, me ish-sulmuesin e Luftëtarit që është projektuar titullar nga trajneri Cungu dhe kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësinë e sulmuesit mozambikas, që ka reguar duke mos u paraqitur aspak në stadiumin e Kamzës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb