TIRANE

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë shumë shpejt. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto në të cilën shiheshin disa pako të bardha të paketuara me fjongo ngjyrë rozë.

Krahas imazhit, Rezarta shkroi “12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta dhe Ermal”, duke zbuluar se pas dy ditësh do të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore. Çifti së bashku ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: