Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë u zgjerua me 780 milionë euro, gjatë muajit nëntor 2021.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, aktualisht rezerva valutore ka arritur nivelin më të lartë në shumën pesë miliardë euro, ku ndikim kryesor ka dhënë emetimi i Eurobondit 650 milionë euro.

Rezerva valutore përbëhet kryesisht nga depozita dhe obligacione që përbëjnë 90% të vlerës dhe pjesa e mbetur konsiston në të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në rezerva të arit, shkruan atsh.

Në strukturën e rezervës valutore kryeson euroja, që përbën më shumë se 65% të vlerës totale të saj dhe pjesa tjetër është në dollari amerikan, jen japonez, monedhë kineze, australiane.

Vlera e rezervës valutore në fund të muajit nëntor do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar rreth 9.3 muaj importe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb