Tre studentë italianë që ndjekin studimet në universitetin “Luarasi” prezantuan një aplikacion web, të cilin e zhvilluan përmes metodologjisë dhe softeve bashkëkohore.

Aplikacioni “Rezervo vendin tënd” u krijua pas njohurive të marra në lëndën web development, mbi qasjet më të fundit të menaxhimit të projekteve. Studentët shprehen se aplikacioni është i aksesueshëm nga të gjithë dhe rezervimi bëhet pa asnjë problem.

“Ky aplikacion iu jep mundësi qytetarëve që rezervojnë klubet më të mira dhe të aksesojnë në të gjithë Tiranën. Website ynë është vetëm për të rezervuar një vend dhe kjo bëhet pa asnjë problem”, thanë studentët.

“Aplikacioni të lejon ta përdorësh në lëvizshmëri dhe është i aksesueshëm brenda pak sekondash. Nëse je në qendër të Tiranës dhe ke nevojë për destinacionin e një klubi, mjafton të hysh në aplikacion dhe e gjen atë menjëherë.

Studentët të cilët vijnë nga universiteti politeknik i Barit shprehen se kanë gjetur të njëjtën cilësi akademike në universitetin Luarasi dhe se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb