GREQI

Pesë ose gjashtë deputetë grekë kanë refuzuar të bëjnë vaksinën ndaj COVID-19. Vetëm pak ditë më parë Greqia pezulloi rreth 6 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor pasi nuk kishin kryer vaksinën dhe sipas rregullit për ta vaksinimi është i detyrueshëm.

Duket se rezistencë ndaj vaksinës ka dhe në parlament, aty ku miratohen vetë ligjet. Presidenti i Parlamentit, Konstantinos Tassoula po pret përgjigje nga dy partitë ku militojnë deputetët në fjalë.

Tassoula sqaroi se deputetët e pavaksinuar gjithsesi nuk do u refuzohet hyrja në parlament, pasi për të marrë pjesë në seanca mund të bëjnë dy teste antiCovid me kusht që të rezultojnë negativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb