IZRAEL- Izraeli ka njoftuar se do të largohet nga UNESCO deri në fund të vitit 2018 pas “sulmeve sistematike” nga Organizata e Kombeve të Bashkuara kundër shtetit hebre. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Emmanuel Nahshon tha se vendimi u bë pasi u panë “përpjekjet e UNESCO-s për të shkëputur historinë hebraike nga toka e Izraelit”, duke shtuar se letra zyrtare do t’i paraqitet agjencisë së OKB-së nga fundi i këtij viti.

Ndaj, Izraeli ka vendosur të largohet nga UNESCO brenda vitit që vjen. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në 21 dhjetor në favor të një rezolute, jo detyruese, ku dënohet njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Uashingtonit.

Në 193 vende anëtare, 128 votuan pro kësaj rezolute dhe nëntë kundër, 35 vende vendosën të abstenojnë.
Statusi i Izraelit shkon në zemër të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kujtojmë se Izraeli pushtoi lindjen e qytetit, e cila kontrollohej nga Jordania, në vitin 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij të pandashëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: