Pasi Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, vjen një tjetër reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Socialisti e cilësoi hapin e sotëm një mesazh të shkëlqyer për Këshillin Europian, ku shumica e anëtarëve të PE mbështesnin çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE. Ai tha se mesazhi i dhënë si garanci do të shërbeje si apel për t’ju kthyer bisedimeve për negociatat me BE.

“Pa dyshim që pas mungesës së një vendimi javën e shkuar për bisedimet, sot më shumë se 3/4 anëtarët e PE, nga grupe më të rëndësishme të Parlamentit, grupi i partive Popullore Europian, grupi i Specialistëve dhe Demokratëve, kanë mbështetur këtë rezolutë që është një mesazh i rëndësishëm për KE, drejt të cilit edhe rezoluta i drejtohet. Rezoluta i drejtohet dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë me një mesazh përshëndetës për gjithçka kanë bërë përsa i përket rrugës europiane. Në rezolutë shprehet qartë vlerësimi për reformën në drejtësi, për rezultatet impresionuesëe të procesit të vettingut. Apo dhe marrëveshja e Prespës apo çështja e emrit për Maqedoninë e Veriut. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që vlerësohet për politikën e jashtme. Mesazhi për vijimin e reformave është garanci për apel me një zë kaq të fortë për t’ju rikthyer bisedimeve. Duhet të jetë e qartë për këdo në Shqipërisë që mundohet që të gjë arsyeje të tjera për mos vendimmarrjen e KE, dhe kjo s’ka të bëjë fare me atë që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por lidhet me çështje të ndërveprimit të vendeve anëtare dhe këshillit”, tha Balla në lidhjen telefonike.

Balla tha se: “Së pari duhet të themi se jemi në një fazë ku Shqipëria vijon procesin e rëndësishme të implementimit reformës në drejtësi. Ato janë në proces realizimi. Edhe sot ka vijuar puna në Komisionin për Reformën Zgjedhore për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Shqipëria çdo ditë ecën përpara lidhur me përmbushjen e detyrave të shtëpisë. Ajo që është e rëndësishme dhe duhet ta kuptojmë, ju i keni ndjekur diskutimet e shumë deputetëve nga shumë krahë të politikës, edhe nga grupi ku bën pjesë Macron, kanë qenë mesazhe drejtuar Këshillit Europian për të ruajtur kredibilitetin e vendimmarrjes në Këshill. Për sa kohë KE është i vetmi institucion për të vlerësuar performancën dhe rekomandon për të dytin vit radhazi dhe PE voton për fillimin e bisedimeve atëherë dhe vendet anëtare duhet të lënë mënjanë çështje të karakterit të brendshëm por duhet të ruajnë kredibilitetin e vendimmarrjes”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: