STRASBURG- Kryetari i delegacionit shqiptar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Taulant Balla deklaroi se reforma në drejtësi është kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, PE-ja në rezolutën për Shqipërinë, vlerësoi progresin e saj. “PE kërkon të mos humbet kohë me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi, kyçe për hapjen e negociatave. Politika të mos humbë kohë”, tha Balla.

Ditën e djeshme, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë, ndërsa në të theksohej se vendi ynë ka ecur para me reformat. Në rezolutë pohohej se çështja e korrupsionit mbetet një nga çështjet që duhet luftuar, ndërsa nuk dihet saktë se kur do të nisin hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: