TIRANË – Rezoluta e firmosur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe e miratuar sot nga Kuvendi, është përshëndetur dhe vlerësuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Presidenti e konsideron rezolutën si një akt që dëshmon pjekuri politike tek të gjitha palët dhe i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që t’u qëndrojnë e zbatojnë me besnikëri, vendosmëri dhe në bindje të plotë, angazhimeve të ndërmarra ndërsjelltas.
Po ashtu, Presidenti Nishani ka vlerësuar angazhimin dhe vëmendjen në rritje që Bashkimi Europian po i kushton zhvillimit të mëtejshëm të vendit në të gjitha drejtimet.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: