TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu akuzoi maxhorancën për një qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovësnë lidhje me rezolutën për genocidin serb të dorëzuar nga opozita në Kuvend.

“Procedurat bazohen në rregullore, ju duhet të jeni garant pasi më pas do kthehet në një hulli. Prej 7 muajsh ne kemi paraqitur një kërkesë për gjenocidin serb në Kosovë. Ky material i rëndësishëm nuk ka ardhur në Kuvend dhe as në Konferencë. Kemi të bëjmë me një sjellje dhe qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Osmani deklaroi se është e domosdoshme që të dënohen krimet në Kosovë. Rezoluta i shërben kësaj gjëje. Ne kemi frikë të dënojmë genocidin serb në Kosovë, i mbyllim deputetëve. Ky parlament hesht duke shkelur të gjitha rregullat e parlamentit, se Vuçiç nuk iu lejon të thoni atë duhet”, deklaroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb