Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me rezolutën e PD-së për dënimin e gjenocidin serb në Kosovë.

Përmes një reagimi, Collaku thekson se ideja e një rezolute për të dënuar e mbajtur një qëndrim të plotë shtetëror ndaj gjenocidit serb ne Kosove, u lajmërua nga korriku i 2021 dhe në shtator po të 2021 filloi puna për draftimin e kësaj Rezolute, nga Partia Demokratike.

REAGIMI I COLLAKUT
Rezoluta per genocidin serb, e verteta e tekstit dhe loja per protagonizem.
……….
Ideja e nje rezolute per te denuar e mbajtur nje qendrim te plote shteteror ndaj genocidit serb ne Kosove,u lajmerua nga korriku i 2021 dhe ne shtator po te 2021 filloi puna per draftimin e kesaj Rezolute,nga Partia Demokratike.
Mandati i ri parlamentar sapo kishte filluar dhe grupi parlamentar i PD kishte filluar pergatitjet e planit opozitar per aktivitetin parlamentar.
Pervecse hartimit te nje rezolute te tille dhe ne menyre specifike me hartimin e nje plani qe cdo aset diplomatik,cdo lidhje nderkombetare e PD te vendosej ne mbeshtetje te Kosoves dhe perpjekjeve te saj per konsolidimin e shtetit dhe mbrojtjen e pavaresise dhe sovranitetit.
Ne ate kohe Lulzim Basha kryetar i PD angazhoi dhe kerkoi nje grupi te gjere ne PD,deputete qe mbulonin marredhenie me jashte,ish diplomate,eksperte te se drejtes nderkombetare vendas e te huaj te pergatitnim nje draft rezolute per genocidin serb ne Kosove.
Materiali duhet te ishte nje dokument i plote qe tejkalonte interesin e luftes opozitare dhe te shtrihej me gjere si nje dokument qe te konsolidonte qendrimin shteteror e institucional te Republikes se Shqiperise me ate ngjarje dhe rolin e Serbise ne ngjarjet tragjike ne Ballkan.

Hartimi i nje dokumenti i tille kerkoi angazhim te plote dhe korrespondencat e dokumentuara me te gjithe hartuesit e draftit me data dhe emra ekspertesh te perfshire disponohen e jane te bollshme.

Ky material voluminoz frut i nje pune grupi ne Partine Demokratike eshte dokumenti qe kryetari i grupit parlamentar z Enkelejd Alibej ka depozituar me kryesine e kuvendit ne pritje per tu paraqitur seances per votim.

Pikereisht vetem pak ore me pas depozitimit zyrtar ,i njejti material i rrjedhur nga ndonje nga antaret e grupit te punes te hartimit te draftit miqeve te “rithemelimit” ,tashme jo si kerkese grupi por si nisme e disa deputeteve u dorezua ne kryesi te kuvendit si kerkese per mocion.

Eshte e teper te them se qartesisht kjo eshte nje beteje e paarsyeshme per protagonizem e cila na vendos te gjitheve ne pozite te veshtire,edhe si hartues te draftit edhe si grup parlamentar i PD.
Kjo beteje protagonizmi brenda vetes nuk ka pse del jashte mureve te selise apo partise tone e mbi te gjitha nuk ka pse perdoret ne ceshtje qe tejkalojne interesin e PD dhe jane ceshtje te interesit kombetar.
Nuk ka asnje rendesi kush merr autoresine e draftimit te nje rezolute per Kosoven,rendesi ka qe Parlamenti Shqiptar te mbaje nje qendrim te unifikuar e vote mbeshtetese per te denuar Genocidin Serb ne Kosove.
Me kete synim,cdo protagonizem i paaresyeshem politik eshte i demshem,sikunder cdo alibi e maxhorances per ta rrezuar Projekt Rezoluten demton jo individet por baltos e shtetin shqiptar ne Denimin e Genocidit Serb ne Kosove.

Parlamenti i Shqiperise duhet te votoje unanimisht Rezoluten e Denimit te Genocidit Serb ne Kosove,si nje akt qe mbeshtetet ne te verteten historike dhe ne interesin kombetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb