Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi Kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimet e luftës në Kosovë.

Ai tha se rezoluta për dënimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Kjo gjë dështoi se dhe rezoluta e sotme u paraqit nga njëra anë. Ndërkaq, rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë ka javë që po zvarritet. S’po futet në rend të ditës. Kjo është shkelje e procedurës e rregullores së Kuvendit. Ka një rregullore që përcakton qartë për veprimet, hapat dhe afatet kohore të një rezolute të tillë. Jemi në tejkalim total të afateve dhe procedurave për të miratuar këtë rezolutë. Gjë e cila s’na nderon aspak si parlament dhe na vë në pozitë të vështirë.

Pse po zvarritet në këtë mënyrë, pse po pengohet futja e kësaj rezolute? Se di nëse ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve, pasi ka situatë mistike në atë konferencë. Flitet që të kalojë në Komisionin e Jashtëm, por s’ka pse. Mund të tentonim të bënim pastaj një marrëveshje apo fond për të ndarë së bashku. Nëse kolegët kanë dorëzuar një rregullore të përbashkët, të flasim, por nëse jo të dalim veç e veç. Po shkelet procedura.”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb