Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se teksti i rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë është hartuar nga njerëz zemërthyer dhe me qëndrim të dyfishtë.

Duke folur në Kuvend ai tha se rezoluta nuk përmend as Millosheviçin dhe as Vuçiçin.

Fjalimi i Berishës është filmuar gjatë gjithë kohës nga ambasadori boshnjak në Tiranë, i cili është i pranishëm sot në Kuvend teksa diskutohet rezoluta për Srebrenicën.

Berisha: Sot vendi im mund të ishte kudo tjetër por jo në këtë Parlament i cili është një nga shkaqet më madhore të revoltës popullore që nis në shkallet e kryeministrisë dhe ndalet vetëm në rënien e regjimit të Ramës. Gjenocidi si forma më e rëndë e krimeve kundër njerëzimit nuk mund të mos më sillte mua këtu për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak.

Pasi refuzuar një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët këtu një rezolutë e cila është një rezolutë e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga njëra anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit Sllobodan Millosheviç dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Si mund ta bëni këtë kur në të gjitha mediat e botës ekziston deklarata në Parlament e Vuçiç i cili udhëzon dhe zotohet se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga.

Ju flisni për vrasje në Kosovë dhe jo për gjenocid. Nuk keni qenë në gjendje as të merrni rezolutën e parlamentit europian. Kreu juaj është shndërruar në një vasal të Vuçiçit. Apo po ndiqni edhe ju Ballkanin e Hapur.

Ambasadori Boshnjak
Ambasadori Boshnjak

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb