Valencia ka ndarë rrugët me trajnerin Genaro Gatusso. Klubi i La Liga ndërpreu bashkëpunimin me teknikun e njohur për shkak të rezultateve të dobëta.

“Valencia CF njofton se të hënën më 30 janar klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, ranë dakord reciprokisht për të ndërprerë marrëdhënien kontraktuale mes trajnerit italian dhe Valencia. Klubi falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën që ka bërë gjatë muajve të fundit në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen” – Shkruan klubi. Me interes pritet të mësohet kush do drejtojë skuadrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb